TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Prill 2025, 17:41

Zyrtare/ Vaj Dajk në gjurmët e Salah, marrin fund dilemat për të ardhmen e kapitenit të Liverpulit

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtare/ Vaj Dajk në gjurmët e Salah, marrin fund dilemat për

Mbrojtësi holandez Virxhil van Dajk rinovoi sot deri në vitin 2027 kontratën e tij me Liverpulin. Kontrata e mëparshme skadonte më 30 qershor.

Lajmin e konfirmoi sot klubi anglez, që shtoi se 33-vjeçari do të qendrojë edhe për dy sezone të tjera në “Anfield Road”. Një lajm i shumëpritur për tifozët, që do të kenë ende kapitenin e tyre.

Një rinovim që vjen 6 ditë pas atij të Mohamed Salah, që gjithashtu rinovoi me dy vite kontratën e tij. Van Dajk luan me fanellën e “Reds” që prej vitit 2018, kur erdhi nga Sauthemptoni.

"Jam shumë i lumtur dhe krenar që luaj këtu. Kam shumë emocione në mendjen time tani që nënshkrova kontratën e re. Kjo mbetet një ndjenjë krenarie", tha Van Dajk.

"Është një ndjenjë gëzimi. Është thjesht e pabesueshme. Rrugëtimi që kam pasur deri më tani në karrierën time, të jem në gjendje ta zgjas atë me dy vite të tjera në këtë klub është i mahnitshëm dhe jam shumë i lumtur", shtoi holandezi.

Më tej, ai shtoi: "Liverpuli ishte gjithmonë në kokën time. Nuk kishte asnjë dyshim në kokën time se ky është vendi për të qenë për mua dhe familjen time".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Liverpool Football Club (@liverpoolfc)

virxhil van dajk mbrojtësi holandez liverpul

Lini një Përgjigje