TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Prill 2025, 16:10

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, përcaktohet data dhe ora kur do të luhen ndeshjet që do të vendosin 2 ekipet finaliste

Shkruar nga Pamfleti

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, përcaktohet

Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar datën e zhvillimit të takimeve të dyta gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku do të vendosen dy ekipet finaliste që do të përballen më 1 maj.

Të dyja ndeshjet, Partizani-Egnatia dhe Dinamo City-Vllaznia, do të luhen të mërkurën, më 23 prill, në orën 19:00.

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, përcaktohet

Në “Arenën e Demave” do të zhvillohet sfida Partizani – Egnatia. Të kuqtë kanë hedhur një hap të sigurt drejt finales, pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë të luajtur në “Egnatia Arena”. Megjithatë, gjithçka mbetet e hapur në këtë përballje.

Takimi tjetër gjysmëfinal, Dinamo City-Vllaznia, do të luhet në “Elbasan Arena”. Ndeshja e parë është mbyllur në barazim pa gola (0-0), çka e bën këtë sfidë vendimtare për kualifikimin në finalen e madhe.

partizani egnatia vllaznia dinamo kupa e shqipërisë

Lini një Përgjigje