TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Prill 2025, 22:29

Momente tensioni në “Santiago Bernabeu”, Karvahal zihet me Saka në pushimin e ndeshjes Real-Arsenal (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Momente tensioni në “Santiago Bernabeu”, Karvahal zihet me Saka

Momente tensioni në “Santiago Bernabeu” në pushimin e ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Arsenalit. Skuadrat po i drejtoheshin dhomave të zhveshjeve kur në hyrje të tunelit pati “xixa”.

Dani Karvahal, jashtë fushës së lojës për shkak dëmtimi, iu afrua Bukajo Saka dhe i tha diçka. Anglezi fillimisht qeshi por më pas iu përgjigj, duke nervozuar mbrojtësin spanjoll.

Ky i fundit tërhoqi me forcë sulmuesin anglez e pati një përplasje mes të dyve, me pjesëtarë të stafeve të dy skuadrave që ndërhynë për t’i ndarë në këto momente tensioni.

 

dani karvahal bukajo saka real madrid arsenal champions league

Lini një Përgjigje