TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Prill 2025, 21:39

Igli Tare nis “lëvizjet” e para, legjenda e kombëtares kërkon talentin shqiptar te Milani

Shkruar nga Pamfleti

Igli Tare nis “lëvizjet” e para, legjenda e kombëtares

Igli Tare shumë shpejt pritet të marrë postin e drejtorit sportiv te Milani. Një aventurë e re për shqiptarin, i cili ka nisur të bëjë edhe “lëvizjet” e para.

Kështu një nga të “piketuarit” e tij është Edon Zhegrova. Talenti i përfaqësueses së Kosovës është folur vazhdimisht për një interesim nga skuadra e Milanit, por me zyrtarizimin e mundshëm të Tares te kuqezinjtë mund të realizohet ky operacion, i cili mund t’u kushtojë arkave të Milanit plot 20 milionë euro.

26 vjeçari ka kontratë me Lilën deri në verën e vitit 2026 dhe mbetet të shihet se çfarë do të vendosin  francezët. Aktualisht Zhegrova është i dëmtuar dhe po vazhdon rikuperimin.

igli tare milan edon zhegrova

Lini një Përgjigje