TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Prill 2025, 20:28

Armando Broja në shitje në merkaton e verës, Çelsi i vendos çmimin sulmuesit kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Armando Broja në shitje në merkaton e verës, Çelsi i

Armando Broja ka filluar të bëjë progres nën urdhërat e trajnerit David Mojes, çka ka rënë në sy te bordi i Çelsit.

Sipas informacioneve të fundit nga “Chelsea News”, thuhet se klubi londinez i ka vendosur çmim sulmuesit me origjinë shqiptare, plot 30 milionë paundë.

Integrimi në ekipin e Evertonit për 23-vjeçarin ka rritur optimizmin në pretendimet e Bluve. Por nëse i referohemi vlerës nga “Transfermarkt”, kartoni i Brojës nuk shkon më shumë se 13 milionë euro, hendek i konsiderueshëm.  

Broja ka kaluar një periudhë të gjatë të mbushur me dëmtime. Së fundmi është rikuperuar plotësisht. Çelsi prej kohësh ka preferuar huazimin për 23-vjeçarin e Kombëtares shqiptare, ndërsa tashmë pritet largimi përfundimtar.

Kujtojmë se kontrata e sulmuesit të lindur në Angli përfundon në vitin 2028.

armando broja sulmuesi shqiptar çelsi

Lini një Përgjigje