
Edicioni i 86 i kampionatit Abissnet Superiore po i afrohet fundit, ndërsa të shtunën do të zhvillohen pesë ndeshjet e javës së parafundit. Të gjitha takimet do të luhen në të njëjtën orë, 15:30, duke garantuar shumë emocione në çdo stadium.
Egnatia, Dinamo City dhe Vllaznia kanë siguruar tashmë biletat për fazën “Final Four”, ndërsa gara për vendin e mbetur, për qendrimin në kampionat dhe vendin e parë vazhdon ende.
Bylisi përballet me Partizanin, ndërsa Egnatia do të presë në shtëpi Skënderbeun. Përballje e fortë pritet këtë javë mes AF Elbasanit dhe Vllaznisë në “Elbasan Arena”, teksa Dinamo City do të udhëtojë drejt Laçit këtë të shtunë për ndeshjen e radhës, me kurbinasit që luftojnë për mbijetesën. Tirana do të përballet me Teutën, një takim i vështirë, ku të dyja skuadrat duan fitoren.
Java e 35 pritet të jetë një nga më vendimtaret e sezonit, teksa do të qartësohen dilemat për fazën “Final Four” dhe për fatin e skuadrave në fund të tabelës.

Lini një Përgjigje