TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Prill 2025, 17:50

Igli Tare drejt postit të drejtorit sportiv të Milanit, merret vendimi për trajnerin e ardhshëm të kuqezinjve

Shkruar nga Pamfleti

Igli Tare drejt postit të drejtorit sportiv të Milanit, merret vendimi

Milani tashmë ka rënë dakord me Igli Taren për postin e drejtorit sportiv, ndërsa kryesia dhe shqiptari janë pajtuar se Masimiliano Alegri është kandidati ideal për të marrë drejtimin e skuadrës.

Milani po pret të emërojë një drejtor të ri sportiv dhe më pas një trajner të ri për të marrë drejtimin nga Serxhio Konseisao për fillimin e sezonit futbollistik 2025-2026.

Pas vlerësimit të emrave si Fabio Paratiçi, Toni D’Amiko, Xhovani Mana dhe Xhovani Sartori, Milani tani duket i gatshëm të emërojë Taren, pas një takimi të gjatë mes tij dhe CEO-s së kuqezinjve, Xhorxho Furlani të martën.

Mediat më herët në prill kishin sugjeruar se Alegri është trajneri i parë i Tares.

Tani, sipas raporteve nga “Calciomercato.com” , shumica e drejtorëve të Milanit janë dakord. Alegri tani është gjithashtu zgjedhja e parë për pronarin Xherri Kardinale dhe drejtorin teknik Gofrei Monkada.

Tani duket qartë, Tare ishte zgjedhja e parë e Ibrahimoviç, dhe se Alegri është zgjedhja e parë e Tares, dhe duket se as suedezi nuk do të kundërshtojë këtë vendim.

igli tare masimiliano alegri drejtori sportiv i milanit

Lini një Përgjigje