TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Prill 2025, 16:16

Shok skuadre me ish lojtarin e Tiranës, ndërron jetë futbollisti 28-vjeçar pasi u hodh nga kati i 11 i pallatit

Shkruar nga Pamfleti

Shok skuadre me ish lojtarin e Tiranës, ndërron jetë futbollisti

Një lajm i trishtë ka tronditur sot botën e futbollit. Futbollisti Aron Boupendza ka ndërruar jetë, pasi është hedhur nga kati i 11 i një pallati në Kinë.

28-vjeçari luajti në një skuadër me Florent Hasanin te Rapidi i Bukureshtit në fillim të këtij sezoni. Pasi spikati me klubin rumun, ishte Zhejiang që i bleu kartonin në Kinë.

Ish-futbollisti, që ishte po ashtu pjesë e përfaqësueses së Gabonit, ka lënë disa hije në vdekjen e tij. Akoma nuk dihet nëse Boupendza ka rrëshqitur, është vrarë apo ka kryer vetëvrasje.

Boupendza kishte munguar në seancën e fundit stërvitore, pa paraqitur justifikim. Tashmë investigimi është hapur.

 

aron boupendza ish-futbollisti afrikan

Lini një Përgjigje