TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Prill 2025, 23:05

E rëndë në futbollin shqiptar, lojtari ndërron jetë në fushën e lojës

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në futbollin shqiptar, lojtari ndërron jetë

Një futbollist ka humbur jetën në fushën e lojës në kampionatin 9x9 në futbollin shqiptar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ndeshjes gjysmëfinale të kampionatit mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen. 

Bëhet fjalë për B.H., 28 vjeç, pjesë e skuadrës së Dajtit, i cili pësoi atak kardiak gjatë pjesës së parë të ndeshjes që po luhej në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, ai nuk arriti të mbijetojë. Ndeshja u ndërpre menjëherë, ndërsa lajmi ka tronditur komunitetin sportiv dhe më gjerë.

 

Lini një Përgjigje