TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Prill 2025, 21:28

“U çlirova”, sulmuesi shqiptar flet pas rikthimit te goli: Tani ndihem mirë

Shkruar nga Pamfleti

“U çlirova”, sulmuesi shqiptar flet pas rikthimit te goli:

Stiven Shpendi është rikthyer të shënojë në Serinë B italiane. Sulmuesi shqiptar, i cili është huazuar nga Empoli te Karareze, është bërë protagonist këtë fundjavë për ekipin e tij, duke gjetur rrjetën e tretë sezonale. Deri më tani, 21-vjeçari ka luajtur në 20 ndeshje, por një dëmtim pak kohë më parë i ngadalësoi progresin e tij.

Tashmë i rikthyer, Shpendi ka folur pas golit për “quatidanosportivo”. Ai shprehet se ndihet mjaft mirë:

Për sa i përket formës tani ndihem mjaft mirë, ndërsa në dy javët e para pas kthimit isha pak i lodhur sepse kisha qenë jashtë për një muaj e gjysmë.

Ndihem shumë mirë fizikisht dhe sigurisht që kam ndihmuar ekipin me këtë gol, më jep shumë më shumë besim dhe më bën të ndihem edhe më mirë”, thotë sulmuesi fillimisht.

Më tej, ai ka edhe një koment për ecurinë:

Goli më çliroi, si mua, por edhe gjithë stadiumin sepse e nisëm keq ndeshjen. Jam i lumtur që shënova, por skuadra po reagonte shumë mirë. Barazimi në fund ishte rezultati i duhur”, përfundon prononcimin e tij Stiven Shpendi.

stiven shpendi sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje