TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Prill 2025, 19:07

Interi dhe Bajerni luajnë fatin në Champions League, Shaqiri për sfidën çerekfinale: Gjermanët kanë cilësinë për t’u kualifikuar

Shkruar nga Pamfleti

Interi dhe Bajerni luajnë fatin në Champions League, Shaqiri për

Xherdan Shaqiri ka dhënë një intervistë për “Sky Sports UK” në prag të ndeshjes së kthimit çerekfinale në Champions League mes Interit dhe Bajernit të Mynihut.

Ish-i i dy ekipeve thotë se pavarësisht humbjes 1-2 të bavarezëve në ndeshjen e parë, përmbysja është mëse e mundur, duke ditur cilësitë që ka ekipi gjerman.

Në futboll, gjithçka është e mundur dhe Bajerni ka absolutisht cilësinë për të rikuperuar humbjen 2-1 në San Siro. Unë pres një ndeshje të vështirë; ndeshjet në “San Siro” të mbushur me njerëz nuk janë të lehta për asnjë kundërshtar.

Interi është përpara dhe Bajerni është nën presion, por gjithçka është ende e hapur dhe gati për një ndeshje të kthimit emocionuese.”

Kujtojmë se sfida e kthimit mes Interit dhe Bajernit do të luhet këtë të mërkurë. Superdueli që do të zhvillohet në stadiumin “San Siro” të Milanos dhe do të nisë në orën 21:00, ku pritet spektakël.

 

xherdan shaqiri ish-futbollisti i interit dhe bajernit të mynihut champions league

Lini një Përgjigje