TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Prill 2025, 18:44

Nojer titullar për Bajernin në ndeshjen vendimtare në Champions League? Portieri gjerman udhëton me ekipin drejt Milanos (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nojer titullar për Bajernin në ndeshjen vendimtare në Champions

Interi dhe Bajerni do të përballen këtë të mërkurë për të luajtur sfidën e kthimit të vlefshme për çerekfinalet e Champions League. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “San Siro”, nis në orën 21:00.

Bavarezët kërkojnë përmbysjen pas humbjes së papritur 1-2 në shtëpi. Ndërkohë që mungesat në sfidën e kthimit do të pakësohen për skuadrën gjermane, pasi Pavloviç dhe Koman janë rikthyer.

Madje, një tjetër e papritur është Manuel Nojer që udhëton drejt Milanos. Ai nuk është në listën e lojtarëve të gatshëm, por mbështetja e legjendës gjermane s’kishte si të mungonte në një ndeshje të tillë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Bayern (@fcbayern)

manuel nojer portieri i bajernit të mynihut champions league

Lini një Përgjigje