TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Prill 2025, 18:00

Laçi fiton vendimin në CAS, Dinamo do t’i paguajë kurbinasve 40 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

Laçi fiton vendimin në CAS, Dinamo do t’i paguajë

Prej kohësh Laçi dhe Dinamo kishin një përplasje të fshehtë mes tyre, e cila shkoi deri në CAS të Lozanës. Shkak i gjithë kësaj “meseleje” u bë mbrojtësi Albion Marku.

Por për çfarë bëhet fjalë konkretisht? Kur mbrojtësi Marku firmosi për Dinamon në vitin 2023, ekipi kurbinas kërkoi pagesën e formimit të tij. Skenari i përplasjes vazhdoi për muaj të tërë, teksa CAS ka dhënë verdiktin final.

Laçi ka dalë fitues në gjyq dhe do të marrë 40 mijë euro, të cilat do të paguhen nga arkat e Dinamos. Ky dënim për blutë e Dajës vjen në fund të sezonit.

Albion Marku u largua nga Dinamo në verën e vitit 2024 ku u transferua në Hungari te klubi i Győr.

laçi dinamo cas

Lini një Përgjigje