TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Prill 2025, 15:23

Sulmuesi i kombëtares shpërndan “SMS” të koduar, Silvinjo e ka harruar por trajneri anglez po e surprizon (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi i kombëtares shpërndan “SMS” të koduar,

Anis Mehmeti po kalon një periudhë të vështirë nga muaji mars. Sulmuesi i Bristol Sitit nuk u ftua nga Silvinjo, ndërsa ka humbur po ashtu vendin e titullarit te klubi i tij.

Trajneri anglez, Liam Maning, ka surprizuar me vendimin për të dërguar në stol Mehmetin. Kjo pasi 24-vjeçari është edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës në Championship.

Mehmeti ka vendosur së fundmi të postojë një mesazh përmes rrjeteve sociale. “Koha gjithmonë e tregon”, shkruan anësori i sulmit, që po kalon sezon mjaft të mirë.

Në këtë sezon ka shënuar 12 gola. Kujtojmë se ftesa e fundit nga Kombëtarja shqiptare për të ishte dy vite më parë.

Sulmuesi i kombëtares shpërndan “SMS” të koduar,

anis mehmeti sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje