TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Prill 2025, 21:10

Nuk kanë fund bëmat e Uanda Narës, modelja argjentinase i blinte dhurata dashnorit me kartën e kreditit të Icardit!  

Shkruar nga Pamfleti

Nuk kanë fund bëmat e Uanda Narës, modelja argjentinase i blinte

Bëmat e Uanda Narës nuk kanë fund dhe çdo ditë e më shumë dalin në skenë ngjarje të prezantueses argjentinase në vitet e martesës së saj me Mauro Ikardin. Më e fundit, ka të bëjë me periudhën kur ajo e tradhtoi me ish-sulmuesin tjetër të Interit, Keita Balde.

Uanda Nara ka pranuar se kishte një marrëdhënie mes të dyve, por kur gjithçka me Ikardin kishte përfunduar, sipas saj.

Por në fakt, informacionet e fundit në mediat argjentinase, tregojnë se Uanda Nara në atë periudhë ishte ende me Ikardin dhe shfrytëzonte maksimalisht edhe pasuritë e këtij të fundit.

Në emisionin “El Ejercito de la Mañana”, është zbuluar se ajo i kishte bërë dhurata Keita Balde gjatë periudhës kur kishin pasur këtë histori mes tyre.

“Ajo i ka blerë dy orë dore Rolex dhe i ka blerë me kartën e kreditit të Ikardit”, është zbuluar në emisionin në fjalë, ku janë të sigurt se kjo ka qenë një nga “provat” që ish-bashkëshorti i saj ka paraqitur në gjykatë kur kërkoi divorcin.

Lini një Përgjigje