TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Prill 2025, 16:21

‘Vampiri’ Suarez, uruguajani kafshon sërish në fushën e futbollit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

‘Vampiri’ Suarez, uruguajani kafshon sërish në fushën

Luis Suarez rikthehet sërish në qendër të vëmendjes! Dhe vëmendja te sulmuesi uruguajan nuk është përqëndruar për ndonjë gol të bukur, por sepse sërish ka kafshuar.

Këtë rradhë ‘viktima’ nuk ishte ndonjë lojtar kundërshtar, por shoku i skuadrës së tij.

Incidenti ka ndodhur gjatë një ndeshjeje të Kupës në SHBA, mes Inter Miami dhe LA Galaxy, ku skuadra e Lionel Messit fitoi 3-1.

Ndërsa Mesi shkëlqeu me dy gola, Suarez la njollë në këtë fitore me një gjest të papranueshëm: ai kafshoi Jordi Albën, bashkëlojtarin e tij te Inter Miami dhe mik i ngushtë i Messit.

Nuk dihet ende motivi i saktë i këtij reagimi, por mendohet se Suarez ka pasur një moment tensioni gjatë lojës, që përfundoi me një veprim të pamenduar dhe të pajustifikueshëm.

‘Vampiri’ Suarez, uruguajani kafshon sërish në fushën

Disiplina në SHBA pritet të marrë masa ndaj sulmuesit 37-vjeçar, i cili nuk është për herë të parë në qendër të akuzave për sjellje të dhunshme në fushë.

Ky veprim i fundit në SHBA mund të sjellë një tjetër dënim të ashpër për Suarez, i cili duket se, pavarësisht moshës dhe përvojës, nuk ka arritur të kontrollojë plotësisht impulsivitetin e tij në fushën e lojës

Gjatë karrierës së mëparshme, Suarez është dënuar 3 herë për kafshime. Në 2010, si lojtar i Ajax-it, kafshoi mesfushorin Otman Bakkal të PSV-së, duke u pezulluar për 7 ndeshje. Në 2013, si lojtar i Liverpool-it, kafshoi Branislav Ivanoviç të Chelsea-t, ndërsa u pezullua për 10 ndeshje.

Në 2014, gjatë Kupës së Botës, kafshoi mbrojtësin italian Giorgio Chiellini. Për incidentin u dënua me 9 ndeshje pezullim dhe ndalim nga çdo aktivitet futbollistik për katër muaj.

Lini një Përgjigje