TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Prill 2025, 22:45

Nuk ka fitues në derbin italian, Lacio dhe Roma i prishin punë njëra-tjetrës

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka fitues në derbin italian, Lacio dhe Roma i prishin punë

Lacio-Roma ishte kryendeshja e javës së 32 në Serinë A. Derbi i kryeqytetit gjithmonë duhet fituar dhe gjithmonë ka rivalitet të madh, aq më shumë që të dy ekipet po garojnë për të siguruar një biletë për në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola në “Olimpico”. Me fillimin e pjesës së dytë, bardhekaltrit gjetën të parët golin. Pas një krosimi nga goditja e dënimit nga Luka Pelegrini, Alesio Romanjoli dërgoi me kokë topin në rrjetë. 

Verdhekuqtë barazuan shifrat me Matias Shule në minutën e 67, argjentinasi shënoi një supergol me një goditje të bukur nga distanca. 

Rezultati përfundimtar 1-1. Lacio renditet në vendin e gjashtë me 56 pikë, Roma në vendin e shtatë me 54 pikë.

roma lacio seria a

Lini një Përgjigje