TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Prill 2025, 21:03

Kaos dhe dhunë në rrugët e Romës para derbit, policia përdor tymuese për të shpërndarë tifozët (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kaos dhe dhunë në rrugët e Romës para derbit, policia

Ndeshja mes Lacios dhe Romës sot në Serinë A si gjithmonë është paraprirë nga kaosi dhe dhuna, pasi tifozeritë e dy skuadrave ia kanë dalë të çajnë kordonët e shumta policore dhe të përplasen me njëra-tjetrën. 

Policia ishte munduar gjatë gjithë pasdites të mbante grupet e ultrasve larg njëri-tjetrit, por teksa afronte ora e ndeshjes dhe mbështetësit i afroheshin stadiumit, e kishte të pamundur të shmangte një përplasje të tillë në Ponte Milvia. 

Policia u detyrua që të përdorte gaz lotsjellës dhe pompat me ujë për të shpërndarë grupet e tifozëve të cilët të armatosur me mjete rrethanore e jo vetëm, po tentonin të kthenin rrugët e Romës në një arenë të vërtetë përleshjeje. 

Policia sot kishte ndaluar sot thuajse të gjithë trafikun e automjeteve në rrugët që çonin në stadium, me mbi 2 mijë forca policore të angazhuara për të shmangur kontaktet e zakonshme të dhunshme mes palëve. 

Precedentët - Në mesin e janarit 2024, derbi i kryeqytetit u rikthye të luhej natën pas disa sezonesh, me të dyja grupet e tifozëve që kaluan një test pjekurie. Gjithsesi, policia kishte siguruar zonën përreth stadiumit që në ditët para ndeshjes dhe fatkeqësisht me këtë rast tensioni jashtë ambienteve të lojës kërkoi një ndërhyrje të policisë. 

Në gatishmëri janë rreth 1500 oficerë, plus karabinierët, policinë financiare dhe policinë lokale. 

lacio roma derbi italian

Lini një Përgjigje