TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Prill 2025, 19:32

Mançester Junajtid me mendjen te Liga e Europës, Njukasëlli mposht “Djajtë e Kuq” dhe futen në garë për zonën Champions

Shkruar nga Pamfleti

Mançester Junajtid me mendjen te Liga e Europës, Njukasëlli

Njukasëlli ka fituar 4-1 ndaj Mançester Junajtid në “St. James’ Park”. “Qymyrxhinjve” iu duhej me patjetër fitorja, pasi janë në garë për një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm. Në anën tjetër, "Djajtë e Kuq” janë të fokusuar te Liga e Europës, në ndeshjen e kthimit ndaj Lionit dhe sot ishte tërësisht i pamotivuar në fushë. 

Njukasëlli gjeti golin në minutën e 24 me Sandro Tonalin, i cili shënoi një gol të bukur pas kobinimit perfekt me Aleksandër Isak. 

“Djajtë” barazuan shifrat me Garnaçon në minutën e 37. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. 

Në pjesën e dytë, Njukasëlli dominoi komplet lojën dhe shënoi dhe tre gola të tjerë me Harvi Barns në minutat 48 dhe 63 dhe Bruno Guimaraes në minutën e 76. 

Me këtë fitore, Njukasëlli ngjitet në vendin e katërt me 56 pikë. “Qymyrxhinjtë” e drejtuar nga Edi Hau kanë një avantazh në krahasim me ekipet e tjera që garojnë për zonën Champions, pasi kanë një ndeshje më pak se ata. 
 

njukasëll mançester junajtid premier liga

Lini një Përgjigje