TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Prill 2025, 17:13

Çelsi bën hapin fals në shtëpi, Liverpuli prek me njërën dorë titullin kampion

Shkruar nga Pamfleti

Çelsi bën hapin fals në shtëpi, Liverpuli prek me

Kanë përfunduar 3 ndeshjet e drekës në Premier Ligë, të vlefshme për javën e 32. Në “Stamford Bridge”, Çelsi bëri një hap fals duke barazuar në shtëpi 2-2 ndaj Ipsuiçit. 

Pjesa e parë ishte katastrofë për “Blutë” e drejtuar nga Enzo Mareska, të cilët e panë veten në disavantazhin e dy golave. Ipsuiçi shënoi dy herë në pjesën e parë me Enciso në minutën e 19 dhe

Xhonson në minutën e 31. Kundërpërgjigjja e “Bluve” erdhi direkt në pjesën e dytë, ku ngushtuan shifrat me autogolin e shënuar nga Tuanzebe. Në minutën e 80, Xhadon Sanço barazoi shifrat 2-2, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. 

Një hap fals ky për “Blutë” e Mareskës, të cilët nuk arritën të fitonin ndaj një ekipi që ka prerë “biletën” për në Championship. Çelsi renditet në vendin e pestë me 54 pikë. 

Liverpuli afrohet gjithnjë e më shumë me titullin zyrtarisht. Të kuqtë fituan në “Anfield” 2-1 ndaj Uest Hemit, në një ndeshje ku të tre golat u shënuan nga lojtarët vendas. Liverpuli shënoi fillimisht me Luis Diaz në minutën e 18, në minutën e 86, Endi Robertson shënoi autogol në portën e tij, por vendasit nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e avantazhit me Van Dajk në minutën e 89. 

Në ndeshjen tjetër, Ullverhemptoni fitoi 4-2 ndaj Totenhemit. 
 

liverpul çelsi totenhem premier liga

Lini një Përgjigje