TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Prill 2025, 22:54

Barcelona “hedh pas krahëve” zhgënjimin me Betis, katalanasit tregohen cinikë ndaj Leganeses dhe shohin titullin nga afër

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona “hedh pas krahëve” zhgënjimin me Betis,

Pas barazimit me Real Betis një javë më parë, Barcelona është rikthyer te fitorja. Katalanasit janë treguar cinikë dhe kanë mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Leganesen në javën e 31 të La Ligës.

Pjesa e parë nuk pati shumë raste dhe u mbyll në barazim pa gola.

Me fillimin e pjesës së dytë, katalanasit zhbllokuan rezultatin falë një autogoli. Një top i Rafinjës i asistuar për Levandovskin, u dërgua në rrjetë nga Saenz, në portën e tij.

Me këtë fitore, Barcelona mban e vetme vendin e parë me 70 pikë, ndërsa Leganese “noton në ujëra të turbullta”, pasi renditet në vendin e 19 me 28 pikë.

barcelona leganese la liga

Lini një Përgjigje