TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Prill 2025, 18:23

Reali nuk pyet për kartonin e kuq të Mbapesë, madrilenët dalin me 3 pikë nga transferta me Alaveshin

Shkruar nga Pamfleti

Reali nuk pyet për kartonin e kuq të Mbapesë, madrilenët

Reali i Madridit ka marrë një fitore të vështirë 0-1 në transfertë ndaj Alaveshit, por shumë të rëndësishme në garën për titullin kampion. Në minutën e 19, Raul Asencio dërgoi topin me kokë në rrjetë pas krosimit nga goditja e këndit, por goli i tij u anullua nga VAR për faull ndaj kundërshtarit.  

Në minutën e 33, Reali gjeti sërish golin, këtë herë i rregullt. Eduardo Kamavinga zhbllokoi rezultatin me një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë.  

Në minutën e 38, Reali mbeti me 10 lojtarë. Kiian Mbape u ndëshkua direkt me karton të kuq për një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj kundërshtarit.  

Pjesa e parë u mbyll 0-1 për madrilenët. Në minutën e 72, vendasit mbetën me 10 lojtarë, pasi

Manu Sançez doli me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër ndaj Vinicius Zhunior. Shifrat mbetën të pandryshuara deri në fund. Reali fiton 0-1 dhe mbetet 4 pikë larg Barcelonës së vendit të parë. 

reali i madridit deportivo alavesh la liga

Lini një Përgjigje