
Lufta për vendin e dytë në Kategorinë e Parë, mes Flamurtarit dhe Besës, do të zgjidhet vetëm në javën e fundit, pasi sot të dy skuadrat kanë bërë detyrën në ndeshjet përkatëse duke marrë tri pikët.
Flamurtari, ashtu siç pritej, ka fituar lehtësisht me shifrat 2-0 ndaj Erzenit të rënë nga kategoria, ndonëse i është dashur të presë deri në minutat e fundit për të siguruar plotësisht suksesin.
Ndërkohë, nuk pritej që Besa ta kishte të lehtë ndaj Vorës që ka fituar kampionatin e kësaj kategorie. Por kryesuesit e renditjes janë paraqitur sot me zgjedhjet e dyta, duke ia bërë shumë më të thjeshtë kavajasve të cilët gjetën rrjetën me Kapon në pjesën e parë dhe pastaj administruan me qetësi rezultatin deri në fund.
Korabi i Peshkopisë korri triumfi jetik në Lushnje, duke i shpëtuar përkohësisht rënies nga kategoria. Në takimet e tjera Kastrioti dhe Apolonia u ndanë në “paqe”. Burreli mposhti Valbonën, kurse Pogradeci siguroi fitoren më të thellë në këtë javë, 3-0 karshi Kukësit. Ka mbetur edhe një javë nga mbyllja e Katgeroisë së Parë, aty ku do të vuloset gjithçka.
Lini një Përgjigje