TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Prill 2025, 18:47

“Rikthehet” Majkëll Shumaker, 7 herë kampioni i botës në F1 firmos helmetën për bamirësi kundër demencës

Shkruar nga Pamfleti

“Rikthehet” Majkëll Shumaker, 7 herë kampioni i botës

Majkëll Shumaker, shtatë herë kampion i botës në Formula 1, ka firmosur një helmetë që do të dalë në ankand për të mbledhur fonde në mbështetje të luftës kundër demencës. Kjo nismë bamirësie është ndërmarrë nga legjenda skoceze e F1, Xheki Stjuart, i cili prej vitesh po përballet me sëmundjen e bashkëshortes së tij, Helen, e diagnostikuar me demencë që në vitin 2014. 

Me ndihmën e bashkëshortes së tij, Korina Shumaker vendosi inicialet e tij mbi helmetë, një gjest domethënës që ka prekur botën e motorsportit. Helmetën e veçantë e kanë firmosur të gjithë kampionët e gjallë të Formula 1 – gjithsej 20 – dhe ajo u prezantua për publikun përpara Çmimit të Madh të Bahreinit. 

Sër Xhek Stjuart, themelues i organizatës bamirëse “Race Against Dementia” që nga viti 2016, e përdori këtë helmetë gjatë një xhiroje demonstrative me Tyrrell-in e vitit 1973, makinë me të cilën ai fitoi titullin e tij të tretë dhe të fundit në Formula 1. 

Është fantastike që Majkëll ka firmosur helmetën për këtë kauzë, për një sëmundje që ende nuk ka shërim. Bashkëshortja e tij e ndihmoi për ta realizuar këtë,” deklaroi Stjuart, me shumë emocion. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FORMULA 1® (@f1)

Fatkeqësisht, siç raportojnë mediet gjermane, Shumaker nuk është më në gjendje të flasë. Legjenda gjermane e F1 u aksidentua rëndë gjatë një shëtitjeje me ski në dhjetor të vitit 2013 në Alpet Franceze, duke pësuar dëmtime të rënda në kokë. Që nga ajo kohë, ai ka qendruar larg syrit të publikut dhe vazhdon të marrë trajtim mjekësor të përhershëm në vilën familjare pranë liqenit të Gjenevës, në Zvicër. 

52-vjet pas tërheqjes nga Formula 1, Sër Xhek Stjuart u rikthye në pistë për një moment simbolik, duke bërë disa xhiro në Circuito Internacional të Bahreinit, duke nderuar historinë e tij dhe duke u angazhuar njëkohësisht në një kauzë humane me rëndësi të jashtëzakonshme. 

 

majkëll shumake ish-kampioni i formula 1

Lini një Përgjigje