TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Prill 2025, 19:54

Ernest Muçi la fushën e lojës mes dhimbjesh, Beshiktashi jep informacion për dëmtimin e sulmuesit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi la fushën e lojës mes dhimbjesh, Beshiktashi jep

Ernest Muçi u dëmtua dje, ndërsa Beshiktashi luajti përballë Beshakshehir. Lojtari i Kombëtares u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 26 të ndeshjes së vlefshme për Superligën turke. 
Klubi turk ka dhënë informacion më të hollësishëm për dëmtimin e Muçit. Sulmuesi shqiptar pati një rezonancë sot, ndërsa tashmë i fillon edhe periudha e rikuperimit. 

Gjakderdhje u konstatua në aduktorin e brendshëm të kofshës së djathtë të Ernest Muçit, i cili ndjeu dhimbje dhe nuk mundi të vazhdonte ndeshjen. Trajtimi i Muçit ka nisur nga ekipi ynë mjekësor”, shkruan Beshiktashi në deklaratën e dhënë. 

Muçi konsiderohet titullar nga Solskjaer. Trajneri norvegjez është afruar në një periudhë të vështirë për klubin, që nuk është në pritshmëritë e tifozëve. Aktualisht rrezikojnë vendin e katërt në kampionat. 
 

ernest muçi sulmuesi shqiptar beshiktash

Lini një Përgjigje