TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Prill 2025, 20:16

Piastri është i pakapshëm, Ferrari sërish jashtë podiumit; Vershtapen në krizë

Shkruar nga Pamfleti

Piastri është i pakapshëm, Ferrari sërish jashtë

Oskar Piastri ka fituar një tjetër Çmim të Madh në këtë sezon, duke triumfuar në Bahrejn, për të qenë tashmë edhe ai një nga protagonistët kryesorë në luftën për titullin kampion. Piloti australian i MekLaren, ka qenë i pakapshëm nga të gjithë të tjerët që në startin e sfidës dhe as makina e sigurisë në mesin e garës nuk tronditi pozitën e tij. 

Pas krahëve të Piastrit kishte luftë për vendet në podium, me Xhorxh Rasëll me Mercedes i cili ia doli të linte pas çdo kundërshtar që e sulmonte për vendin e dytë. Kështu, Lando Norris u desh të kënaqej vetëm me vendin e tretë, por që gjithsesi i mundëson pilotit të MekLaren që të ruajë kryesimin e kampionatit para shokut të skuadrës. 

Ai ia doli që të linte pas dy makinat Ferrari të Lëklerk dhe Hamilton, të cilat përfunduan në vendin e katërt dhe të pestë përkatësisht, pas një gare ku në disa momente u duk se ishin në gjendje të luftonin për një vend në podium, por duke lëshuar në fund për shkak të strategjisë. Ky ishte pozicioni më i mirë i sezonit për të dy pilotët. Për t’u theksuar se është se vendi i pestë është pozicioni më i mirë i Luis Hemilton në katër garat që ka zhvilluar deri tani me Ferrarin. 
 
 

formula 1 oskar piastri

Lini një Përgjigje