TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Prill 2025, 21:52

Sherr masiv në derbi, portieri shqiptar ndëshkohet me karton të kuq (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sherr masiv në derbi, portieri shqiptar ndëshkohet me karton të

Derbi mes Kopenhagenit dhe Brondby u mbyll sot me fitoren e këtyre të fundit(1-2). Fitorja, që erdhi nga penalltia në minutat shtesë, kaloi në plan të dytë në derbin e Kopenhagenit. 
 
Kjo pasi tre portierë u larguan me karton të kuq pas vërshëllimës përfundimtare. Episodet e sherrit përfshinë edhe Diant Ramajn, që mbron portën e Kopenhagenit. 

Gardiani shqiptar iu drejtua rivalit, Mikelsen, që ishte pjesë e tensionit. Gjyqtari Putros i tregoi kartonin e kuq të dyve bashkë me portierin tjetër të Brondby, Pentz, që ishte nga iniciatorët. 

Ramaj është i huazuar nga Dortmundi te Kopenhagen që synon titullin kampion në Danimarkë. Pavarësisht humbjes, mbeten në krye të renditjes. 

 

diant ramaj portieri shqiptar

Lini një Përgjigje