TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Prill 2025, 22:15

“Pirro Dhima punoi kundër meje në Europë”, shqiptari Astrit Hasani zgjidhet në krye të Federatës Europiane të Peshëngritjes

Shkruar nga Pamfleti

“Pirro Dhima punoi kundër meje në Europë”, shqiptari

Për herë të parë në historinë e sportit europian dhe botëror, një shqiptar i Kosovës, Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Europiane të Peshëngritjes në Asamblenë Zgjedhore të zhvilluar në Kishinjau të Moldavisë. 

Një prej 6 kandidaturave për këtë post, Hasani arriti të triumfojë në kulmin e Federatës Europiane, pasi ka shërbyer aty prej 9 vitesh si anëtar i komitetit ekzekutiv i kësaj federate. 
Në një intervistë për “Top Channel” ai tregon rrugëtimin dhe mbështetjen për këtë arritje të madhe. 

Shqiptarët kur bëhen bashkë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, Komitetin Olimpik të Kosovës, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, me ndihmën po ashtu dhe të kolegëve të tjerë të shteteve të Ballkanit dhe të Europës dhe po ashtu e di që zoti Edi Rama, kryeministri jonë shqiptar, ka ndikuar në disa shtete që të kthejnë mendimin dhe me votuar një shqiptar të Kosovës dhe ja arritëm qëllimit”, tha Astrit Hasani, president i Peshëngritjes Europiane. 

Fjalimi i parë i Hasanit si numri 1 i peshëngritjes europiane ishte përpara krerëve të shtetit të Moldavisë, një shtet që nuk e njeh Kosovën. 

Përpara kryetarit të Komitetit Olimpik Europian, zoti Spiros Kapralas, përpara të gjithë aparatit të shtetit të Moldavisë, presidentit të Republikës dhe të të gjithëve, një shqiptar i Kosovës që  Moldavia nuk e njeh Kosovën, bëri hapjen solemne të kampionatit europian të peshëngritjes. Ishte një ndjenjë fantastike.”, shprehet Hasani. 

Po Federata Serbe e Peshëngritjes dhe presidenti i saj, Milan Mihajloviç i cili është rizgjedhur sekretar i përgjithshëm çfarë qëndrimi mbajti për këtë zgjedhje? 

Nuk ka asgjë e çfarë të bëjë, ai realisht duhet të zbatojë urdhrat e presidentit të Federatës Evropiane të Peshëngritjes, kjo është me kushtetutë me statut. Federata Europiane e Peshëngritjes është organ europian edhe nëse bën ndonjë shkelje ka problem me të gjithë delegatët. Ai realisht duhet të zbatojë urdhrat e bordit të komitetit ekzekutiv me në krye presidentin shqiptarë doktor Astrit Hasani”, shton ai. 

Ndërkohë që presidenti i Federatës Europiane të Peshëngritjes është automatikisht edhe zv.president i Federatës Botërore, aty ku gjendet një tjetër zv.president më origjine shqiptare edhe pse jo për Shqipërinë si Pirro Dhima. 

Po më vjen shumë keq t’ju them që njeriu që ka lobuar shumë kundër meje ka qenë Pirro Dhima. Më vjen shumë keq që e them dhe ndihem vërtet keq dhe s’doja as ta përmend, por me që e kujtuat, ai ka lobuar kundër meje. Mirëpo në fund të fundit politika është politikë, zgjedhjet mbaruan tashmë dhe nuk dua të merrem me politikë, dua të merrem me sport dhe duhet të vazhdojmë përpara. 
 

astrit hasani presidenti i federatës europiane të peshëngritjes pirro dhima

Lini një Përgjigje