
Bayern Munchen dhe Inter përballen mbrëmjen e së mërkurës në ndeshjen e dytë të 1/8 në Champions League, ndërsa zikaltrit arritën një fitore 2-1 në transfertë.
Por a do të aktivizohet në takimin deçiziv Manuel Neuer, porteri 39-vjeçar i Bayern Munchen?
Neuer ka 5 javë që lufton për një rikthim në fushën e blertë. Ai pësoi një dëmtim në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Leverkusenit më 5 mars, ku duke festuar golin e dytë të avantazhit për gjigandët bavarezë pësoi një tërhjeqje muskulare në pulpën e djathtë.
Dy javë më vonë, gjatë rehabilitimit, lëndimi u aktivizua sërish.
Si rezultat, Neuer humbi ndeshjen e parë çerekfinale kundër Interit (1:2 një javë më parë) dhe ai gjithashtu humbi ndeshjen kundër BVB fundjavën e kaluar, por kishte ende shpresë për ndeshjen e kthimit në Milano (e mërkurë, ora 21:00).
Deri në fund, kishte ende një shpresë të vogël që Neuer mund të luante në Milano. Trajneri Vincent Kompany dhe drejtori sportiv Max Eberl nuk kanë dashur të shpallin vendimin përfundimtar.
Por, sipas informacioneve të BILD, është marrë një vendim: Neuer definitivisht nuk do të luajë në Milano!
Neuer nuk bëri asnjë stërvitje individuale në fushë të dielën. Deri më tani, gjatë rehabilitimit ai nuk ka mundur të bëjë asnjë ushtrim që përfshin fluturimin ose shtrirjen e këmbës së dëmtuar.
Neuer është përpjekur shumë herë në karrierën e tij për t'u përshtatur në minutën e fundit - por këtë herë nuk do të funksionojë.
Kjo do të thotë se Jonas Urbig, 21-vjeçari që u afrua me bavarezët në janar, do të jetë sërish në portë në Milano, duke zhvilluar paraqitjen e tij të 9 si zëvendësues i Neuerit.
Në dy ndeshjet ndaj Leverkusenit në Champions League, Urbig tregoi se ruan në çdo moment qetësinë.
Lini një Përgjigje