TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Prill 2025, 19:58

Talenti i futbollit u nda nga jeta në mënyrë tragjike, reagon Duka: Ëndrra për t’u bërë futbollist iu pre në mes

Shkruar nga Pamfleti

Talenti i futbollit u nda nga jeta në mënyrë tragjike, reagon

13-vjeçari Fabian Shpati, lojtar i ekipit “Djelmnia Shkodrane U13”, ndërroi jetë këtë të hënë, pas një aksidenti me motor. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ka shprehur ngushëllime familjes.

Një lajm tragjik ai i ndarjes nga jeta të Fabian Shpatit, djaloshit 13-vjeçar që ëndërronte që një ditë të bëhej futbollist dhe të stërvitej dhe të luante çdo ditë në akademinë “Djelmnia shkodrane”.

Ëndrra e Fabianit u ndërpre në mes nga një aksident dhe dua, që në emrin tim dhe të Federatës së Futbollit, t’i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së djaloshit, akademisë “Djelmnia shkodrane”, të afërmve dhe miqve me të cilën ai ndante të njëjtën ëndërr.

Prehu në paqe Fabian”!, shkruan Duka.

armand duka presidenti i fshf fabian shpati

Lini një Përgjigje