TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Prill 2025, 22:40

Mario Mitaj synon të kapë ndeshjen me Kristiano Ronaldon, Keidi Bare shtyn rikthimin

Shkruar nga Pamfleti

Mario Mitaj synon të kapë ndeshjen me Kristiano Ronaldon, Keidi Bare

Keidi Bare u bashkua para një jave me grupin në skuadrën e tij Saragoza duke krijuar idenë se lëndimi në pulpë kishte kaluar, por nga raportimet e fundit që vijnë nga Spanja, mesfushori shqiptar është stërvitur i diferencuar dhe nuk ishte gati për ekipin e tij këtë fundjavë, ndërsa nuk dihet nëse do të jetë në dispozicion të trajnerit për takimin e radhës.

Bare u dëmtua përpara grumbullimit të Kombëtares dhe deri tani ka munguar në pesë ndeshje.

Mitaj- Mario po vijon me rikuperimin nga ndërhyrja që kreu përpara pak kohësh. Mbrojtësi i majtë mungoi në ndeshjet kualifikuese të Botërorit kundër Anglisë dhe Andorrës, sepse kishte një problem me pubalgjitë, të cilin e kaloi me sukses pas operacionit që bëri.

Ndërsa është duke vijuar planin e rikthimit, Mitaj synon që të jetë gati për një nga përballjet më të forta në kampionatin arab, atë mes Al Itihadit dhe Al Nasr të Kristiano Ronaldos, takim që do të zhvillohet më 7 maj.

Deri atëherë, mediat pranë klubit shkruajnë se Mitaj ka shumë shanse që të jetë gati. Forma e mbrojtësit ështëshumë e rëndësishme dhe për Silvinjon, sepse në qershor luhet me Serbinë dhe Letoninë.

 

 

 

keidi bare mario mitaj

Lini një Përgjigje