TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Prill 2025, 21:52

Në vend të himnit të Champions League vendoset himni i Europa League, ndodh çudia në ndeshjen Aston Vila-PSG (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Në vend të himnit të Champions League vendoset himni i Europa

Aston Vila dhe PSG po përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e dytë të UEFA Champions League. Sfida që po zhvillohet në “Villa Park”, nisi në orën 21:00.

Por në start të këtij dueli mjaft të bukur, ndodhi edhe e papritura. Në vend të himnit të UEFA Champions League, nga regjia e stadiumit u vendos kënga e Europa League, duke çuditur të gjithë.

Kjo bëri që lojtarët të shtangeshin, duke mos kuptuar se çfarë ndodhte. Madje disa prej lojtarëve nisin të qeshin, duke e parë si gazmore dhe tepër qesharake këtë moment.

aston vila champions league psg

Lini një Përgjigje