TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Prill 2025, 15:33

Tentoi të bënte heroin për ekipin e tij, por lë nam; portieri pëson gol qesharak në elitën e futbollit argjentinas (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të bënte heroin për ekipin e tij, por lë nam;

Ndeshja për javën e 13 në elitën e futbollit argjentinas ka prodhuar një episod qesharak. Instituto priti Deportivo Riestrën në sfidën që u fitua nga vendasit me rezultatin 3-0.

Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa portieri i Deportivo Riestra la nam. Në golin e dytë, kur skuadra e tij kishte mbetur me 10 lojtarë, kërkoi të bënte rolin e heroit.

Arce u ndal nga lojtarët e Instituto pranë mesfushës, ndërsa ishte Lodiko që përfitoi për të plotësuar dopietën personale.

Edhe pse i kushtoi golin Deportivo Riestrës, portieri Arce nuk u zëvendësua.

 

arce deportivo riestra kampionati argjentinas

Lini një Përgjigje