TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Prill 2025, 18:58

Ankesat e Liridon Latifit dhe Filip Najdovskit i bëjnë “gjëmën” Tiranës, FIFA i bllokon merkaton bardhebluve

Shkruar nga Pamfleti

Ankesat e Liridon Latifit dhe Filip Najdovskit i bëjnë

Institucioni më i rëndësishëm i futbolllin botëror, FIFA i ka bllokuar Tiranës merkaton për herë të dytë në pak kohë.

Kryeqytetasve i është ndalur regjistrimi i lojtarëve për tre sesionet e radhës dhe shkak për këtë janë bërë dy lojtarë.

Liridon Latifi dhe Filip Najdovski kanë bërë ankesë ndaj klubit bardhëeblu, për pagat e prapambetura.

Mbrojtësi ka fituar rreth 75 mijë euro dëmshpërblim, por shifra mbetet e pakonfirmuar. Gjithashtu edhe Latifi ka paga të pa marra te Tirana dhe zgjidhjen e ka kërkuar në FIFA.

Mbetet të shihet se çfarë hapash do të ndjekin te Tirana, ku këtë sezon po hasin vështirësi të mëdha.

liridon latifi filip najdovski tirana fifa

Lini një Përgjigje