TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Prill 2025, 19:42

“Arbitrimi ishte qesharak”, Aston Vila nuk pranon eliminimin nga Champions League ndaj PSG-së

Shkruar nga Pamfleti

“Arbitrimi ishte qesharak”, Aston Vila nuk pranon eliminimin nga

Aston Vila u eliminua nga Champions League pavarësisht një paraqitjeje të mirë të bërë kundër PSG në “Villa Park”, ndeshje e fituar 3-2 nga skuadra e Emeri.

Drejori sportiv i klubit anglez, Damia Vidagani, ka kritikuar arbitrimin e Sançez Martinez, që sipas tij ka dhënë shumë faulle, veçanërisht në favor të ekipit francez:

Ritmi që arbitrat spanjollë imponojnë në një ndeshje nuk është i mirë, për faullet që japin, që për mendimin tonë kanë qenë kryesisht në favor të ekipit kundërshtar. Ka patur shumë ndërprerje të lojës”, ka thënë Vidagani për “Cadena Cope”.

Drejtuesi i Vilës ka kritikuar edhe sjelljen e arbitrave pas ndeshjes:

Kam shkuar të pyes arbitrin e katërt për kohën shtesë të dhënë dhe për qendrimin e tij arrogant. Donaruma ka humbur kohë dhe tre minutat shtesë ishin qesharake. Nuk i konsideroj përgjegjës për eliminimin sepse kemi pasur kohë të shënonim një gol tjetër, por ai vendim nuk ishte normal. Mënyra e arbitrimit në Spanjë është ndryshe dhe ka shumë ndërhyrje nga arbitrat. Nuk ndihmojnë në rrjedhshmërinë e ndeshjes”.

damia vidagani drejtori sportiv i aston vilës champions league

Lini një Përgjigje