TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Prill 2025, 20:52

Skuadra e Serisë A nis kontaktet me Tomas Myler, zbulohet hipoteza e bujshme e merkatos së verës

Shkruar nga Pamfleti

Skuadra e Serisë A nis kontaktet me Tomas Myler, zbulohet hipoteza e

Tomas Myler dhe Bajerni i Mynihut do të ndahen në fund të këtij sezoni. Vendimi është marrë tashmë dhe sulmuesi do të largohet nga klubi ku ka fituar gjithçka në më shumë se dy dekada pjesë të tij.

Por sulmuesi gjerman nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli i luajtur e kësisoj do të fillojë të shqyrtojë oferta të ndryshme për të vazhduar karrierën e tij. Dhe një nga këto hipoteza është në Serinë A, ku raportohet se një klub ka bërë hapa konkret në këtë drejtim.

Sipas mediave gjermane dhe italiane, klubi i Fiorentinës ka kërkuar informacion rreth sulmuesit duke kontaktuar menaxherin e tij për të mësuar rreth kushteve që kërkon t’i plotësohen në aspektin ekonomik.

Një lëvizje e parë e rëndësishme për Fiorentinën, por edhe për Myler që kësisoj do të kishte mundësinë të përjetonte një tjetër aventurë në futbollin e rëndësishëm europian, para se të largohej me shumë mundësi drejt SHBA, pasi ka klube të MLS të gatshme t’i ofrojnë një vend në radhët e tyre.

tomas myler sulmuesi gjerman fiorentina

Lini një Përgjigje