
Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi janë padyshim futbollistët më të mirë të brezit të tyre dhe kanë shënuar plotësisht një epokë të futbollit. Ishte kënaqësi t’i shikoje ata duke luajtur kundër njëri-tjetrit, duke garuar për çmime dhe gjithçka, por deri më tani nuk kemi pasur rastin t’i shohim në të njëjtën anë.
Kjo mund të ndryshojë tani, pasi Karlos Tevez po bën plane për t’i ftuar ata të dy në ndeshjen e tij të lamtumirës në Buenos Aires dhe për të luajtur në të njëjtin ekip. Sulmuesi argjentinas ka luajtur me të dy, dhe është në marrëdhënie të mira me Ronaldon dhe Mesin, gjë që sugjeron se ka shumë shanse të mira që kjo të ndodhë.
Në një intervistë në podcast, Tevez e konfirmoi këtë lajm, duke thënë se problemi i vetëm është rregullimi i axhendës së tyre.
“Van Der Sar në njërën portë, Bufon në tjetrin. Në mbrojtje Ferdinand, Vidiç, Kielini, Bonçi,” tha. “Vëllai im Evra duhet të jetë gjithashtu atje, për sa i përket mesfushorëve – Pirlo, Shols, Rikelme patjetër do të jenë atje, gjithashtu Runi”, shtoi ai. “Mesi, Ronaldo, do t’i sjellë unë të dy, do të shkojë t’i marrë vetë nëse është e nevojshme, i kam numrat e tyre në Whats App”, tha Tevez.
Lini një Përgjigje