TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Prill 2025, 23:00

Interi dhe Arsenali mes 4 më të mirave në Champions League, zikaltërit dërgojnë Bajernin në shtëpi; nuk ka remuntada nga Reali

Shkruar nga Pamfleti

Interi dhe Arsenali mes 4 më të mirave në Champions League,

Përfundojnë 2 ndeshjet e fundit gjysmëfinaliste në Champions League. Interi ka prerë biletën mes 4 më të mirave. Zikaltërit kanë barazuar 2-2 me Bajernin e Mynihut, por ia kanë dalë të vazhdojnë më tej falë fitores së ndeshjes së parë në Mynih me rezultatin 2-1.

Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 52, ku pas një aksioni të gjatë të bavarezëve, Herri Kejn goditi bukur dhe dërgoi topin në rrjetën e Sommer.

Në minutën e 57 erdhi barazimi, Lautaro Martinez i gjendur në kohën dhe vendin e duhur dërgoi topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë pas krosimit nga goditja e këndit.

Tre minuta më vonë, Benxhamin Pavard kaloi Interin në avantazh, duke shënuar golin e dytë dhe duke vulosur kualifikimin. Goli i dytë erdhi sërish nga goditja e këndit, krosim i Çalhanoglu, Pavard kërceu mbi mbrojtësit e Bajernit dhë dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 76, Bajerni rihapi sfidën. Dajer shënoi me kokë nga një këndi i vështirë, duke surprizuar portierin Zomer, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.

Në gjysmëfinale, Interi do të ndeshet me Barcelonën. Katalanasit eliminuan në çerekfinale gjermanët e Borusias së Dortmundit.

Në ndeshjen tjetër, Arsenali është ekipi i fundit që kualifikohet në gjysmëfinale pas PSG, Barcelonës dhe Interit. “Topçinjtë” mposhtën 2-1 Realin e Madridit dhe ja kanë dalë të kualifikohen më tej edhe falë fitores së ndeshjes së parë në “Emirates Stadium” me rezultatin e pastër 3-0. Nga ana tjetër, madrilenët nuk ia kanë arritur të bëjnë remuntadën e madhe në “Santiago Bernabeu”.

Pas penalltisë të humbur në pjesën e parë, Bukajo Saka shleu gabimin dhe gjeti golin në Madrid. Sulmuesi zhbllokoi rezultatin në minutën e 64, pas asistit të Mikel Merin-s.

Gjithsesi kundërpërgjigja e madrilenëve erdhi një minutë më vonë, Vinicius Zhunior përfitoi nga një gabim i pafalshëm i mbrojtësit të Arsenalit dhe dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, Arsenali gjeti golin e fitores në minutën e 90+3. Kundërsulm perfekt i anglezëve me Martinelin i cili finalizoi në mënyrë perfekte. 

Pjesa e parë e sfidës u mbyll në barazim pa gola, por me shumë debate sidomos për penalltinë e anuluar për Realin.

Në minutën e 24, pas një krosimi në zonë, Mbape pati një kontakt me Deklan Rajs dhe u rrëzua në tokë, arbitri akordoi fillimisht penallti, por ndërhyri VAR.

Në gjysmëfianle, Arsenali do të ndeshet me PSG. Francezët eliminuan në çerekfinale anglezët e Aston Vilës.

inter bajern mynih real madrid arsenal champions league

Lini një Përgjigje