Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta u kënaq me fitoren në Bernabéu, të cilën e cilësoi si momentin më të mirë të karrierës së tij. Trajneri i Arsenalit nuk mund të ndalonte së qeshuri dhe pavarësisht fitores totale 5-1, ai pranoi se kishte vështirësi në Bernabeu shruan Marca.
"Është hera e parë që jam në këtë fushë, në këtë stadium, dhe ju e kuptoni kapacitetin e Madridit për kaos. Por ne e trajtuam atë shumë mirë, në përgjithësi...", tha ai.
Intervista për mediat në Spanjë:
Mikel Merino dhe roli i tij: "Mikel Merino është përshtatur shumë mirë dhe na ka dhënë një udhëheqje të shkëlqyer. Ai ka një kapacitet për të punuar; ai na ofron gjëra që nuk i ka bërë kurrë më parë..."
Nata më e mirë e karrierës: "Është një nga netët më të rëndësishme të karrierës sime. Mendova për gruan time, fëmijët e mi dhe familjen time, sepse ata kanë dëgjuar gjatë gjithë javës se çfarë mund të ndodhë në këtë stadium. Dhe unë jam i lumtur për lojtarët e mi dhe njerëzit që erdhën të na shohin. Ka shumë uri rreth klubit."
Penalltia e Sakës: "Mund të më kishte ardhur dëshira t'i jepja një shuplakë. Ai e mori atë vendim dhe kaq. Isha i shqetësuar se çfarë mund t'i bënte emocionalisht."
Guardiola: "E telefonova sot në mëngjes sepse jam këtu falë tij. Ai ishte frymëzimi im si trajner dhe si lojtar, dhe kalova katër vjet me të. Jam këtu falë tij."
Lini një Përgjigje