
Humbja e Realit të Madridit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve i ka lënë të tronditur madrilenët. Konkretisht, Karlo Ançelotin, e ardhmja e të cilit varej shumë nga ajo që ndodhi në ndeshjen kundër Arsenalit.
Aq sa “Sky Sports” pretendon se trajneri italian ka vendosur të largohet nga Reali i Madridit, pasi të luhet finalja e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës. Domethënë më 26 prill, nëntë ditë më pas.
Ky do të ishte një vendim disi radikal që do t'i linte "Los Blancos" pa një trajner për pjesën e fundit të sezonit në La Liga dhe Kupën e Botës për Klube, e cila mund të zgjasë deri në mes të korrikut.
Nga ana e tij, Reali i Madridit nuk po mendon t'i ndërpresë shërbimet e Karletos menjëherë, por është e vërtetë se ai nuk ka kohë të mjaftueshme për të vazhduar sezonin e ardhshëm.
Zëvendësuesit e mundshëm tashmë janë përmendur: Jurgen Klop dhe Çabi Alonso.
Lini një Përgjigje