
Sulmuesi brazilian, Nejmar ka pësuar sërish një dëmtim të rëndë, duke bërë që të largohet me lot në sy nga fusha.
Ai u lëndua gjatë ndeshjes së Santos me Atletiko Mineiro dhe la lojën në minutën e 34.
Brazilianët kanë frikë se ai, në moshën 34-vjeçare, mund të tërhiqet nga futbolli, sepse trupi i tij nuk është në gjendje të përballojë sfida më serioze.
Është i njëjti problem, konfirmoi klubi, i cili së fundmi e mbajti jashtë fushës për gati dy muaj, pas përfundimit të rikuperimit të gjatë nga operacioni në ligamentin e kryqëzuar të përparmë dhe meniskun në gjurin e majtë.
Nejmar ndjeu se diçka nuk shkonte në minutën e 24, pas golit të parë të Santos, nga Zé Ivaldo. Ai qendroi në fushë edhe për tre minuta. Ndërsa shokët e tij festuan golin e dytë të Barrealit, ai u gjunjëzua dhe më pas u ul. Shumë shpejt u kuptua se ai duhej të largohej. Dhe pikërisht teksa po merrte ndihmën mjekësore, iu nënshtrua emocioneve dhe shpërtheu në lot.
“Për fat të keq, është ende herët për të pasur një qendrim (për dëmtimin), nuk ka një diagnozë, që do të bëhet nesër (sot). Është një humbje shumë e rëndësishme. Është një dëmtim në të njëjtin vend (kofshën e majtë). Do të lutemi shumë që ai të mos mungojë shumë”, tha Sezar Sampaio, trajneri i përkohshëm i Santos.
Këtë sezon, Nejmar luajti dhjetë ndeshje në të gjitha garat dhe arriti të shënojë tre gola dhe të asistojë tre herë.
Neymar saiu de maca do jogo Santos e Atlético Mineiro, na Vila Belmiro. Ele sentiu dores no posterior da coxa esquerda logo após o primeiro gol santista. Neymar tentou continuar em campo, mas chorou e foi substituído. pic.twitter.com/km27ybMxNZ
— Hugo Gloss (@HugoGloss) April 17, 2025
???? Neymar sufre una nueva lesión y abandona el campo entre lágrimas al 34’... La pesadilla no termina para el brasileño ????????????#neymar #neymarjr #santos #brasil #futbol #noticiasenespañol #marcaamerica #marcamexico pic.twitter.com/m85SXpNLgw
— MARCA América ???????? (@MarcaMexico_) April 17, 2025
Lini një Përgjigje