TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Prill 2025, 19:22

Rinovoi kontratën me Liverpulin edhe për 2 sezonet e ardhshme, Van Dajk bëhet mbrojtësi më i paguar në botë

Shkruar nga Pamfleti

Rinovoi kontratën me Liverpulin edhe për 2 sezonet e ardhshme, Van

Kapiteni i Liverpulit, Virxhil van Dijk i është bashkuar Mohamed Salah për të vënë në letër firmën për kontratën e re dy vjeçare në ‘Anfield Road’.

Pavarësisht shumë spekulimeve mbi të ardhmen e yjeve të të kuqve, dyshja tani do të qendrojë në ‘Anfield’ deri në fundin e sezonit 2027. Të kuqtë po i afrohen titullit të dytë radhazi në Premier Ligë dhe trofeut të 20 të ligës angleze në histori.

I parë nga shumë njerëz si mbrojtësi më i mirë në futbollin botëror, ishte e domosdoshme që shtylla e Arne Slot të arrinte një kontratë të re për vazhdimin.

Duke nënshkruar për dy sezone shtesë në ‘Anfield’, qendrimi i Van Dajk do të zgjatet në nëntë vjet e gjysmë në total, pasi bëri një lëvizje rekord nga Sauthemptoni në janar të vitit 2018 drejt Liverpulit.

Tashmë frika e tifozëve të Liverpulit largohet, pasi Van Dajk, Salah dhe Trent Aleksandër-Arnold ishin të vendosur të largoheshin në fundin e sezonit, por dy prej tyre kanë rinovuar.

Virxhil van Dajk tashmë do të jetë mbrojtësi më i paguar në botë. Gazetari David Ornstein raporton se holandezi do të fitojë rreth 400,000 paund në javë me kontratën e re.

 

virxhil van dajk mbrojtësi i liverpulit

Lini një Përgjigje