TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Prill 2025, 21:03

Liga e Konferencës/ Fiorentina dhe Betis kualifikohen në gjysmëfinale, dy ekipet “përplasin brirët” për biletën e finales së Polonisë

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Konferencës/ Fiorentina dhe Betis kualifikohen në

Fiorentina dhe Real Betis do të përballem me njëra-tjetrën në gjysmëfinalet e Ligës së Konferencës. Të dyja skuadrat kanë siguruar sot biletën pasi kanë mbyllur në barazim sfidat e kthimit të çerekfinaleve të turneut. 

Italianët kishin fituar 2-1 sfidën e parë në Slloveni ndaj Çelje dhe u duk se do ta kishin të lehtë në shtëpi, pasi kaluan në avantazh me Mandragora. Por Çelje përmbysi gjithçka në pjesën e dytë duke vënë në diskutim kualifikimin. Një gol i Ken gjithsesi ktheu përsëri buzëqeshjen tek italianët, të cilët barazuan 2-2 dhe vazhduan më tej.

Betisi ndërkohë kaloi me barazimin 1-1 në transfertë ndaj Jagiellonias, që i mjaftoi spanjollëve të cilët kishin fituar 2-0 sfidën e parë, për të siguruar turin tjetër të turneut, ku do të ndeshen pikërisht me Fiorentinën.

 

 

 

fiorentina real bet jagiellonia celje liga e konferencës

Lini një Përgjigje