TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Prill 2025, 22:46

Incidentet në ndeshjen Egnatia-Partizani, Disiplina përjashton nga stadiumet 2 tifozë

Shkruar nga Pamfleti

Incidentet në ndeshjen Egnatia-Partizani, Disiplina përjashton nga

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar në faqen e FSHF-së bëhet me dije se Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore” KF Egnatia – FK Partizani të zhvilluar më datë 03.04.2025 ora 19:00 në stadiumin Arena Egnatia, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE

VENDOSI:

1-Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:

Redon Kujtim Dine

Joneld Dionis Jeshili

1-Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

1-Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.

Vlen të theksohet fakti se të dy personat e lartpërmendur janë tifozë të Egnatias.

egnatia partizani disiplina

Lini një Përgjigje