TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Prill 2025, 23:59

Junajtid bën përmbysjen e madhe dhe kualifikohet në gjysmëfinale, “ruleta” e penalltive ‘vret’ Lacion

Shkruar nga Pamfleti

Junajtid bën përmbysjen e madhe dhe kualifikohet në

Janë mësuar ekipet gjysmëfinaliste të Ligës së Europës. Lacio nuk përmbysi dot humbjen 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Bodo/ Glimt, duke ndalur kështu rrugëtimin në këtë kompeticion. 90 minutëshi përfundoi 2-0 (Noslin, Kastejanos) për lacialët, ndërsa në shtesë emocionet do ishin të mëdha. Dia ndezi festën vendase por gëzimi zgjati pak pasi Helmerson u përgjigj në krahun tjetër.  Me rezultatin 3-1 ekipet iu drejtuan pikës së bardhë të penalltisë, me Bodo/ Glimt që u tregua më e saktë. 

Kualifikimi madh i Mançester Junajtid. Barazimi 2-2 në ndeshjen e parë ndaj Lionit linte gjithçka të hapur, ndërsa koha e rregullt këtë mbrëmje u mbyll po 2-2. Golat e Ugarte dhe Dalot krijuan iluzionin se gjërat do të ishin të lehta për “djajtë e kuq”, por nuk ndodhi kështu, pasi francezët realizuan dy gola me Toliso dhe Taljafiko dhe çuan takimin në shtesë. Lioni shënoi me Çerki dhe Lakazet,  Junajtud u fut në lojë me Fernandes. Portugezi i hapi rrugë suksesit të madh, Mainoo dhe Megajër ndëshkuan të besuarit e Fonsekës dhe siguruan kualifikimin (rezultati i ndeshjes 5-4). 

mançester junajtid olimpik lion lacio bodo glimt liga e europës

Lini një Përgjigje