TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Prill 2025, 18:45

Arabët i bëjnë ofertën e shekullit Maks Vershtapen, gati 264 mln euro për të larguar pilotin holandez nga Red Bull

Shkruar nga Pamfleti

Arabët i bëjnë ofertën e shekullit Maks Vershtapen, gati 264

Maks Vershatpen mund të largohet nga Red Bull, për t’u transferuar tek Aston Martin. Kjo për shkak se Aston Martin ka bërë atë, e cila po quhet “oferta e shekullit”. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, pilotit holandez i është ofruar shuma e majme prej 264 milionë euro.

Këtë shumë parash, Vershtapen do t’i përfitojë nga një kontratë 3-vjeçare. Pra në sezonet 2026, 2027 dhe 2028, “ylli” i Red Bullit mund të jetë pjesë e Aston Martin. Ndërkohë që për këtë ofertë, duket se “truri” ka qenë fondi i investimeve sovrane në Arabinë Saudite, Fondi i Investime Publike (PIF).

Këta të fundit zotërojnë 20% të Aston Martin Lagonda dhe sigurisht që paratë duan t’i shpenzojnë për të marrë në skuadër një “yll” si Maks Vershtapen. Paga vjetore e këtij të fundit do të rritet nga 50 milionë euro, në plot 88 milionë.

 

 

 

 

 

 

 

maks vershtapen piloti holandez formula 1

Lini një Përgjigje