TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Prill 2025, 17:01

Futbolli kroat në zi, aksidenti tragjik i merr jetën në moshën 39 vjeçare ish-mesfushorit të kombëtares

Shkruar nga Pamfleti

Futbolli kroat në zi, aksidenti tragjik i merr jetën në

Ish-futbollisti i kombëtares kroate, Nikola Pokrivac ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik në vendin e tij, ka konfirmuar Federata Kroate e Futbollit.

Mesfushori 39-vjeçar ka luajtur për Dinamon e Zagrebit, AS Monakon dhe Salcburgun gjatë karrierës së tij si dhe ka zhvilluar 15 ndeshje ndërkombëtare nga 2008 deri në 2010 me fanelën e Kroacisë. Pokrivac u diagnostikua me limfomën Hodgkin në vitin 2015, gjë që e detyroi atë të tërhiqej nga futbolli profesionist.

Ai u kthye në futbollin amator në vitin 2021 dhe iu bashkua skuadrës së ligës së ulët NK Vojnic verën e kaluar. Mediat lokale thanë se ai ishte në një automjet me tre shokë të skuadrës nga NK Vojnic kur ata u përfshinë në një përplasje mes katër automjetesh në Karlovac në Kroacinë qendrore të premten në mbrëmje.

Është raportuar se ka humbur jetën edhe një person 42-vjeçar në një veturë tjetër, ndërsa personat e tjerë në makinën e Pokrivacit janë dërguar me lëndime të rënda në spital.

Nikola ishte një futbollist i madh, që jetoi futbollin deri në momentin e tij të fundit në këtë botë dhe që tregoi guxim të madh në jetë duke mposhtur një sëmundje të tmerrshme”, tha presidenti i Federatës Kroate të Futbollit, Marijan Kustiç.

Kjo është një humbje e madhe për komunitetin tonë të futbollit dhe veçanërisht e dhimbshme për familjen”, shtoi ai.

Pokrivac luajti në “EURO 2008”, ku Kroacia arriti në çerekfinale dhe ishte pjesë e kualifikueseve për Kupën e Botës 2010.

nikola pokriva ish-futbollisti i kombëtares kroate

Lini një Përgjigje