TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Prill 2025, 16:39

Rei Manaj protagonist negativ, sulmuesi kuqezi humbet penalltinë; çfarë ndodhi në Superligën turke (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj protagonist negativ, sulmuesi kuqezi humbet penalltinë;

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Rei Manaj ka qenë i pafat në pjesën e parë të sfidës mes Kasimpasa dhe Sivaspor.

Në minutën e 42 të sfidës, Manaj pati mundësinë të shkurtonte diferencën e rezultatit, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Ai gjuajti drejt portës, por goditja u ndal nga gardiani i Kasimpasa, i cili më pas e ktheu topin te Çiftiçi i cili realizon golin.


Por më pas në lojë u fut VAR-i, i cili e anuloi për shkak se mbrojtësi i Sivasporit hyri në zonë. Kështu pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-0 për skuadrën kundërshtare të Manajt.

Kujtojmë se në këtë sezon Manaj ka luajtur në 23 ndeshje, ku ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në 5 raste.

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare sivaspor

Lini një Përgjigje