TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Nëntor 2025, 18:06

Egnatia e kthen në miqësore, Teuta nuk fal si “mike“ në shtëpi Vorën

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia e kthen në miqësore, Teuta nuk fal si “mike“

Egnatia ka fituar 5-1 ndaj Bylisit duke mos treguar aspak mëshirë në sfidën e vlefshme për javën e 12 të Superiores. Rrogozhinasit e patën në kontroll sfidën, pasi që në minutën e pestë ishte Kane që realizoi autogol.

Kane ishte antagonisti i sfidës për Bylisin sepse u largua me karton të kuq në minutën e 16. Nga ai moment, sfida foli vetëm për Egnatian.

Dopieta e Bakajokos dhe golat e Jahajës dhe Buriçit vulosën fatet e takimit. Egnatia mbetet në ndjekje të kryesuesve të Elbasanit dhe Vllaznisë. Në anën tjetër Bylisi në zonën e ftohtë rrezikon rënien nga kategoria.

Në ndeshjen tjetër, Teuta ka triumfuar përballë Vorës me shifrat 0-1.

Golin e vetëm të kësaj sfide për durrsakët, e shënoi Blerim Kotobelli. Mbrojtësi që mban në krah edhe shiritin e kapitenit, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 68 të sfidës.

Kështu, “Djemtë e Detit” ngjiten në vendin e 4-t në renditje, me 18 pikë. Në krahun tjetër, me 4 pikë më pak, Vora mban vendin e 6.

teuta vora egnatia bylis abissnet superiore

Lini një Përgjigje