TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Nëntor 2025, 17:38

Bajerni argëtohet ndaj Frajburgut, Dortmundi bën blofin; leverkuseni bën për ‘aspirina‘ Volfsburgun

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni argëtohet ndaj Frajburgut, Dortmundi bën blofin; leverkuseni

Pas barazimit 2-2 ndaj Unionit të Berlinit, që ndali serinë e 16 fitoreve radhazi, Bajerni i Mynihut është riktheyer sërish te fitorja. Bavarezët kanë mundur 6-2 Frajburgun, në sfidën e javës së 11 në Bundesligë, e luajtur në “Allianz Arena”.

Bavarezët u zunë në befasi nga Frajburgu në minutat e para, ku miqtë kaluan në avantazh të dyfishtë duke e gjetur të papërgatitur në dy raste mbrojtjen e Kompani. Juito Suzuki shënoi fillimisht për Frajburgun në minutën e 12, pas topit të ardhur nga goditja e këndit. Johan Manzambi dyfishoi shifrat në minutën e 17, duke shënuar me kokë pas krosimit nga goditja e këndit. Talenti Lenart Karl ngushtoi shifrat për bavarezët në minutën e 22, pas asistit të marrë nga Majkëll Olize. Në minutat shtesë, Lenart Karl asistoi, Majkëll Olize shënoi.

Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e madhe e bavarezëve. Dajot Upamekano kaloi Bajernin në avantazh në minutën e 54, pasi shënoi pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe francezi u gjend i harruar nga mbrojtësit kundërshtar brenda në zonë. S’kishte si të mungonte i zakonshmi, Herri Kejn, anglezi shënoi golin e katërt për bavarezët në minutën e 59.

Nikolas Xhekson shënon golin e pestë për bavarezët në minutën e 77-të, pas asistit fantastik të Olise. Francezi vulos fitoren 6-2 me golin e tij në minutën e 84-të, duke qenë fantastik sot, me dy gola dhe 3 assite, padyshim lojtari më i vlerësuar i ndeshjes. Notë e lartë edhe për talentin Lennart Karl. Pas kësaj fitoreje, Bajerni nis arratinë dhe momentalisht kryeson me 31 pikë, 8 më shumë se ndjekësi më i afërt, Leverkusen. “Aspirinat” fituan në transfertë 1-2 ndaj Volfsburgut, me golat e Hofman në minutën e 9, Tapsoba në minutën e 25 dhe Tilman në minutën e 33. Vavro shënoi golin e vetëm për vendasit në pjesën e dytë.

Dortmundi bëri bllofin sot, duke barazuar në “Signal Iduna Park”, 3-3 ndaj Shtutgartit. Për verdhezinjtë shënoi fillimisht Emre Çan nga penalltia, pas një faulli në zonë ndaj Niko Shloterbek. Maksimilian Bejer dyfishoi shifrat në minutën e 40. Pjesa e dytë ishte vërtetë fantastike, Shtutgarti barazoi fillimisht shifrat 2-2 me dy golat e Deniz Undav. Karim Adejemi shënoi golin e tretë për verdhëzinjtë në minutën e 89 dhe u duk si goli i fitores, por jo. Deniz Undav kompletoi “hat-trickun“ e tij duke barazuar shifrat 3-3 në shtesë. Dortmundi renditet i treti me 22 pikë, aq sa Shtutgarti, por këta të fundit renditen të pestët për shkak të golavarazhit.

Lini një Përgjigje